BERAT

Femerët e Beratit kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një protestë ndërsa kanë bllokuar edhe aksin kombëtar, Lushnje-Berat, në vendin e quajtur Ura e Kuçit. Ata ankohen se prodhimet e tyre nuk po gjejnë treg, për shkak të prodhime që futen nga jashtë, ndërsa theksojnë se se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

“Nuk kam marr ndonjë shtesë te sera ime, as subvencionime jo, as ndonjë lekë nga shteti. me krahët e mi të gjitha me familjet, kam futur edhe fëmijët, që po i marr më qafë në serë. Edhe taksat vijnë na i kërkojnë, taksat i kemi paguar” tha një prej fermerëve protestues.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re