Dy adoleshentë dhe nje person invalid nga Lushnja janë arrestuar nga policia pas aksidentit të kryer me makinen që kishin vjedhur.

Duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 723 EU dhe të ndjekur nga policia të rinjtë, janë përplasur me barrierat e hekurta duke hyrë në rrugën rurale në Kashtbardhë. Ata jane ndjekur nga dy mjete të policisë nje nga Fieri e një nga Lushnja . Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, ata janë aksidentuar në një kthese rruge . Nga përplasja te tre personat që ndodheshin në mjet kanë pesuar dëmtime të lehta dhe ndodhen neë spital në kujdesin e mjekëve.

Makina është parë prej ditësh me të rinjtë që vërdalliseshin nëpër zonat rurale te Lushnjës. Ndjekja nga policia i ka kushtuar prangat adoleshentëve. Policia po kryen hetimet e rastit ndërsa po pyeten nga ekspertët e policise kriminale edhe të ndaluarit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re