Pamjet e incidentit, të filmuara nga një kalimtar në një ndërtese përballë, tregojnë momentin dramatik kur gruaja rrëshkiti. 

Një ngjarje e frikshme ndodhi në Guaruja, një qytet bregdetar pranë Sao Paulo, Brazil, ku një grua u filmua gati sa të humbte  jetën e saj, duke u varur nga parvazi i një dritareje në katin e 16-të të një ndërtese. Incidenti, që ndodhi të martën, ndodhi gjatë kohës që ajo po pastronte dritaret.

Pamjet e incidentit, të filmuara nga një kalimtar në një ndërtese përballë, tregojnë momentin dramatik kur gruaja, e cila rrëshqiti nga dritarja, u mbajt vetëm me majat e gishtave .

Ajo ishte e varur në murin e dritares për rreth pesë minuta, duke bërtitur për ndihmë dhe duke u përpjekur të kthehej brenda.

Sipas DailyMail, gruaja kishte rrëshqitur gjatë pastrimit të xhamave të banesës. Ajo ka mbetur e traumatizuar, por fatmirësisht, nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re