Në fundin e rrugës “Petro Nini Luarasi” prapa Fushës së Ali Demit, 15 familje që jetojnë në 5 banesa prej 30 vitesh, pretendojnë se po ju bllokohet rruga hyrëse dhe t’ju prishen disa prej tyre oborret, për shkak se firma “Toçak shpk” po ndërton një objekt, pallat 10 katësh banimi dhe shërbimesh.

Banorët tregogojnë çertifikatat e pronësisë, hartat treguese, pagesat e truallit dhe dokumente të tjera pronësie.

Sipas banorëve, firma po ju merr oborret dhe po ju bllokohet rruga hyrëse nëpër banesa duke shprehur shqetësimin se me bllokimin e kësaj rruge nuk kanë nga të futen dhe dalin nga banesat.

“Ne jemi me dokumenta këto duan të na mbyllin rrugën. Kemi certefikatën tonë të pronësisë dhe i kemi me leje. Po ndërton firma “Toçaku”.  Pronari është kompensuar për atë truall.”- thonë banorët.

Nga ana tjetër pronari i truallit Nuri Kërcani, i cili ka lidhur marrëveshje me firmën ndërtuese, tha se ajo është pronë e tij.

“E vërteta qendron se kanë ardhur në Tiranë me parcelat që u ka dhënë urbanistika në ‘60. Në vitet ‘90 këta njerëz kanë bërë ndërtime abuzive. Në vitin ‘96 shteti shqiptar filloi kolapsin dhe urdhërat nuk zbatoheshin. Në ‘99 kam vajtur në Kanada dhe ne 2010 më dalin disa ndërtues dhe më kërkojnë certefikta ku po ndërtohet në atë zonë, dhe Tocak nxorri lejen e ndërtimit tani në 2020. Nuk e kutpoj pse u ka lënë rrugë dhe është treguar kaq liberale karshi këtyre njerzve. Këto kanë bërë legalizim thonë, por unë i kam dërguar një letër Aluiznit për ndërtimet që kam pasur aty dhe se nuk lejohet për ndërtim. Këtyre u duket e padrejtë që gjithshka që është e ligjshme tu duket abuzive. Ajo është prona ime, i kam me dokumenta.”- tha Nuri Kërcani.

/faxweb