Një këngëtare latine u tërhoq zvarrë nga automjeti i saj dhe u arrestua të martën pasi u kap duke drejtuar makinën me targa diplomatike fallco. Kjo ngjarje ndodhi pak para se të arrestohej edhe partneri i saj, me të njëjtën akuzë.

Cecilia Selina Mercado, 32 vjeçe, e cila performon me emrin skenik Sessi, u nxorr me forcë nga makina e saj Audi Q5.

Kur policia e Sunny Isles Beach i kërkoi këngëtares të jepte patentën e shoferit, ajo i dorëzoi pasaportën e saj dhe pretendoi se kishte ‘imunitet’.

“Ju lutemi sillni mbikëqyrësin tuaj tani, po hyni brenda automjetit tonë, ndihem i kërcënuar!” dëgjohet të bërtasë pasagjeri Scott Huss, i cili regjistroi videon./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re