Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të imtësishme në të gjithë vendin, ndërsa ka sekuestruar një sasi të madhe të mjeteve piroteknike.

Me anë të një njoftim të shpërndarë për mediat, strukturat e policisë theksojnë faktin se përgjatë javës që lamë pas ka sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë, ndërsa ka proceduar shtatë persona.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Vijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla. Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë. Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht.

Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës.

Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko