Regjisori Kastriot Çipi është përballur me dy efektivë të policisë këtë të diel.
Ai ka qenë me miq të tij në një lokal, por sipas policëve, kjo është e ndaluar.
Në një video, të publikuar nga Alenaca për Mbrojtjet e Teatrit, shihet se si Çipi këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalon të bëjë këtë veprim.
“Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash” – thuhet në videon e publikuar.
