
Pas urdhërit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, edhe në qarkun juglindor kanë filluar prej paradites kontrollet e shtuara në të gjitha pikat kyçe të qarkut.
Drejtoria vendore e policisë Korçë, bashkë me forcat e komisariatit, kanë zbarkuar në terren me kontrolle të rrepta me fokus kapjen e makinave të vjedhura, pas fillimit të operacionit “Carback” nga Lion, Paris.
Ndër të tjera kontrollet bëhen edhe për evidentimin e personave të përfshirë në trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe persona në kërkim. Po ashtu edhe nga sektori i qarkullimit rrugor po bëhen evidentimet e rasteve të drejtuesve pa leje drejtimi, pa dokumentacionin e duhur, si edhe të drejtuesve të taksive që qarkullojnë pa licencë.
Mësohet se janë konstatuar disa raste të taksive pa lishencë, ku drejtuesit do të proçedohen penalisht. Kontrollet do të vijojnë për gjatë gjithë ditës së sotme por edhe për 3 ditë të tjera në vijim.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb