Skip to content

VIDEO: Policia tërheq zvarrë banorët, IMT iu prish tokën me ullishte

collage 4 640x363 1

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar video-denoncimin e disa qytetarëve që shfaqen duke u futur dhunshëm nga efektivët e Policisë në fugon, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e IMT-së. Në videon në fjalë, banorët pretendojnë se po u grabiten me forcë pronat e tyre dhe se policia po vepron pa një urdhër gjykate ndaj tyre.

Sipas Berishës, IMT iu ka prishur banorëve një tokë me ullishte për të ndërtuar një rrugë, teksa nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur ngjarja. Lideri demokrat e konsideron veprimin e Policisë  si një akt kriminal të narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.

jellje kriminale e narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Ndiqni videon ku disa banorë, mes të cilëve dhe një zonjë e vjetër shoqërohen nga policia pasi IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë

Bashkia e durresit vetem me nje vendim te IKMT vendos te ndertoj rruge ne toka te banoreve te cilet e kane certifikaten e pronesis oregjinale por me nje dokument te firmosur nga mafiizi jurgys Qyrbja ne ate kohe kane ndryshuar harten me mbivendosje

Policia ka shoqeruar ne polici dy pronaret e tokes

Ne kto punime nuk ka nje tabel projekti te vendosur Ne fillimin e punimeve! Krim! Krim! sb – shkruan Berisha.