Protestuesit kanë bllokuar rrugën e Kombit dhe atë të Arbrit duke shprehur indinjatën kundër rrritjes së çmimeve. Protesta që nisi ditën e djeshme në Tiranë dhe në Durrës është shtirë pothuajse në të gjithë vendin ku qytetarë të shumtë kanë bllokuar akset kryesore të vendit, si në rastin e rrugës së Arbërit që sapo është inaguruar dhe asaj të Kombit.

Në kërkesat e tyre, protestuesit flasin për uljen e çmimit të naftëas dhe të produkteve ushqimore gjithashtu edhe rritjen e rrogave.

Një prej protestuëesve: I bëj thirrje asaj ministres së Bujqësisë që nuk e di nga cili planet ka ardhur se tha të mbillni sot grurë. Po ku mbillet dot sot gruri? Ne kërkojmë të ulet çmimi i naftës, të rrigen rrogat, të ndërhyjë qeveria që të zgjidhë situatën.

Tjetër protestues: Ku është ajo ministrja që thotë të ecim në këmbë. Populli i bie të blejë nga një gomar dhe të kalojë letrat e makinave tek gomari. Kështu mund të ulet çmimi i naftës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re