Një shqiptar i shumë kërkuar në Holandë është vënë në pranga nga policia spanjolle.

Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa bëhet fjalë për një person të implikuar në trāfiqe drōge nga Amerika Latine në Europë.

Shqiptari ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të pandemisë së re të koronavirusit, kur është vënë në pranga.

Drejtësia holandeze kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi shqiptari është kreu i një organizate kolumbiane-shqiptare, e dedikuar në trāfikun e drōgës dhe pastrimin e parave.

Hetimi për të gjetur vendndodhjen e tij filloi në shtatorin e vitit të kaluar kur u arrestuan disa persona dhe u gjetën në Holandë 12 milionë euro.

Shqiptari i shumëkërkuar ishte i pajisur me dokumente Kolumbiane dhe Ekuadorase.

Për arrestimin e tij u angazhuan forca të njësisë operacionale të antidrōgës në shtetin spanjoll.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij, ku agjentët sekuestruan më shumë se 40.000 euro në monedha të ndryshme (euro, dollarë amerikanë dhe dollarë kanadezë), njëzet orë prej ari, xhevahire të shumta, të cilat kapnin vlerën e më shumë se një milion euro.

Gjithashtu u sekuestruan tre kompjuterë, gjashtë telefona celularë dhe një dron.

Përveç faktit se shqiptari është shumë i njohur në botën e krimit, autoritetet spanjolle nuk kanë informuar për identitetin e tij, por kanë njoftuar se në orët në vijim do të ketë një njoftim të dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re