Home SHQIPERIA VIDEO/ Prej 3 ditësh, Korça e “pushtuar” nga acari, temperatura deri në -18 gradë, në cilat zona paraqitet situata më e vështirë

VIDEO/ Prej 3 ditësh, Korça e “pushtuar” nga acari, temperatura deri në -18 gradë, në cilat zona paraqitet situata më e vështirë

0
VIDEO/ Prej 3 ditësh, Korça e “pushtuar” nga acari, temperatura deri në -18 gradë, në cilat zona paraqitet situata më e vështirë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prej tre ditësh qarku i Korçës është përfshirë nga temperatura të ulta nga -12 deri në -13 gradë ndërsa në zonat e thella malore temperatura ka shkuar -18 gradë. Gjatë gjithë natës është punuar për kriposjen e rrugëve nacionale dhe turistike për mos krijimin e gjurmëve të akullit. Momentalisht të gjitha akset janë të hapura dhe lehtësisht të kalueshme vetëm nga ana e ARRSH-së kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në mëngjes dhe në mbrëmje për shkak të ngricave. Më problematikë paraqitet situata në zonat malore. Fshati Panarit në Njësinë Administrative të Vithkuqit dhe fshati Lekas në njësinë Administrative të Voskopojës vijojnë të jenë të bllokuara por po punohet për hapjen e rrugëve ndërsa qarkullimi në Njësitë e tjera administrative kryhet vetëm me zinxhirë.

Gjithashtu problematike paraqiten rrugët dytësore në qytete pasi tek këto rrugë është e vështirë ndërhyrja për shkak të kalldrëmit por edhe të rrugicave të ngushta megjithatë edhë në Korccë edhe në Pogradec vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve dhe trotuareve. Sa i përket furnizimit me energji elektrike janë raportuar probleme në njësitë Gorë dhe Moglicë në bashkinë Maliq.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë