Për tre ditë me radhë, flakët nga pylli me pisha në fshatin Peshtan po përhapen me shpejtësi.

Mësohet se tani më kanë shkuar edhe përgjatë rrugës rurale në Fier-Çakran, në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”.

Ndërkohë, që është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve qe nga “Qafa e Koshovicës” deri në Kreshpan për shkak të tymit.

Situata është bërë aq kritike, sa ka filluar dhe ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët. Mësohet se deri më tani një helikopter ka mbërritur në ndihmë.

Pamjet nga momenti i zjarrit dhe ndërhyrja e helikopterit:

Vijon…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re