Mëngjesin e sotëm Vlora është “tronditur” nga një shpërthim me tritol I ndodhur në lagjen “Pavarësia” ku lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës luksoze të 31 vjeçarit Ermal Kasa. Fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm disa dëme materiale.

Kasa ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë prej pak kohësh, pasi punonte si economist në një prej kazinove të qytetit bregdetar. Njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.

Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re