Një video e dy viteve më parë, por me një mesazh të madh e të përjetshëm… një video që tregon më së miri se çfarë bëjnë prindërit për fëmijët.

Kjo është historia e një 96 vjeçari i cili u gjobit për drejtimin e mjetit tej normave të lejuara në një rrugë ku ishte një shkollë për fëmijë. 96 vjeçari ishte në makinë me të birin, 63 vjeçar, i cili vuante nga kanceri.

I moshuari po e çonte të birin në spital për disa analiza gjaku. Biseda me gjykatësin përloti një Amerikë të tërë.

Gjykatësi: Mirdita zotëri”

I moshuari: Mirdita gjykatës

Gjykatësi: Jeni akuzuar për një shkelje të normave afër një zone shkollore

I moshuari: Nuk ngas dhe aq shpejt gjykatës, i jap avash dhe dal kur më duhet medoemos. Po shkoja për disa analiza gjaku për tim bir, ai është i paralizuar.

Gjykatësi: Po e dërgoje tët bir tek doktori?

I moshuari: Po, e dërgoj çdo dy javë për analiza gjaku sepse ka kancer

Gjykatësi: Ju jeni një njeri i mirë ju përfaqësoni më së miri çfarë është Amerika… jeni në të 90-tat dhe ende kujdeseni për familjen. Është diçka e mrekullueshme. Sa vjeç është djali juaj?

I moshuari: 63

Kuptoj… dhe babai ende kujdeset për të birin apo jo?

Dëgjoni zotëri. Ju uroj gjithë të mirat, të gjithë të mira për djalin tuaj. Ju uroj shëndet të mirë… çështja juaj pushohet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re