“Ti e di që ne të kemi përzemër ty apo jo?”

“Sigurisht që po”- i përgjigjet i moshuari.

“Të kemi blerë këtë furgonin”-i thotë më tutje burri të moshuarit.

69 vjeçari përlotet dhe nuk e beson fillimisht. Të gjithë të pranishmit nisin të duartrokasin për të, ndërsa i moshuari i afrohet makinës.

I moshuari quhet Tomas dhe prej muajsh jetonte në parkingun ku është bërë dhe video, në mes të rrugës. Kishte humbur punën dhe shtëpinë gjatë kohës së pandemisë. Një grup njerëzish të komunitetit kishin vendosur t’i blinin një furgon ku të paktën të mund të jetonte njerëzisht.

I moshuari fshin lotët dhe thotë këto fjalë:

“Mund t’ju them vetëm diçka, Zoti ju shpërbleftë të gjithë juve”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re