Tërmet i fuqishëm 7.8 ballë që goditi sot juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur qindra persona, mijëra të plagosur dhe të zhdukur nën rrënoja.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video të trishta të momenteve të shpëtimit të njerëzve nga rrënojat.

Në këtë video, shihet se si një djalë është nxjerrë nga rrënojat teksa babai pranë dëgjohet që mes lotëve dhe lutjeve për Allahun të falenderojë që ajo është gjallë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re