Përballë kanë parë një nevojtar që po lypte së bashku me tre fëmijët e tij të mitur. Të prekur nga kjo skenë, dy oficerë të policisë në Athinë kanë vendosur t’i japin diçka babait të fëmijëve. I janë afruar dhe i kanë thënë që të hyjnë në mini- marketin pranë, për të blerë çfarë të dëshironte ai.

Nevojtari ka hyrë në market me oficerët dhe prej atje ka dalë me një shishe qumësht e ujë, të cilat ia ka dhënë fëmijëve.

Oficerët të prekur edhe më shumë, kanë shkuar në një dyqan pranë dhe kanë blerë diçka për babain e fëmijëve, disa çorape dhe një palë këpucë…

Video me të vërtetë prekëse u përcoll në rrjetin social nga vetë policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re