Kjo video e filmuar në Turqi pak ditë më parë, ka bërë xhiron e botës dhe është bërë lajm në disa prej mediave të huaja më në zë. Një video që tregon me pamje, se çfarë do të thotë besnikëri.

Fjala është për një qen (golden retriver) i cili ndjek me vrap të zonjën. Gruaja u mor nga shtëpia dhe u nis drejt spitalit me një autoambulancë për shkak se nuk ndihej mirë. Qeni ka ndjekur me vrap përgjatë gjithë rrugës ambulancën.

Më tutje ka qëndruar në ambientet hyrëse të spitalit, derisa e zonja e tij ka dalë pas marrjes së mjekimit.

Më poshtë shikoni videon e publikuar nga Reuters

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re