Pak kilometra larg qytetit të Maliqit, shkëputemi në fshatin Lozhan. Ura lidhëse e një sërë fshatrash të kësaj njësie administrative, e cila ka mbetur në harresë nga pushteti lokal qendron në gjendje të mjerushme.

Banorët shprehen se mbi tridhjetë vjet thonë banorët që në këtë fshat nuk është bërë asnjë investim. Rrugët janë të shkatërruara, gjë që ka çuar në largimin masiv të banorëve, të rinjve dhe personave që kanë familjarët në këto zona.
“Premtime ka pasur shumë, por asnjë investim nuk është bërë. Ku ka të sëmurë është për të ardhur keq, sepse nuk vjen asnjë makinë.”- u shprehën qytetarët.

Vështirësitë që janë hasur më tepër janë rastet urgjente shëndetësore, ku mungesa e infrastrukturës ka bërë që ky të jetë problem thelbësor.

Pushteti lokal është gjendur shpesh në Lozhan, në fushatat e viteve elektorale, por gjithmonë mbesin në kuadër të premtimeve. “Makinat po shkatërrohen! “- thonë banorët. Edhe ato pak fitime që marrin nga aktivitetet e tyre në fshat, i shpenzojnë nëpër servise.

Situata vijon të jetë tejet shqetësuese, sidomos në stinën e dimrit ku rruga bëhet e pakalueshme. Edhe pse një aks që lidh Maliqin me investimin marramëndës të HEC të Moglicës, Lozhani dhe fshatrat përreth kanë mbetur në hije. (FAXNEWS)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re