Presidenca është solidarizuar me fushatën globale ”Ta ngjyrosim botën blu” teksa mbrëmjen e sotme godina e institucionit është ngjyrosur me të njëjtën ngjyrë.

Ky gjest ka ardhur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe për Presidentin Meta është mision dhe detyrim që të garatohet mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Meta thotë se, e ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.

STATUSI NGA ILIR META

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”.

Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët.

E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re