Një incident jo shumë i zakontë dhe i pakëndshëm është regjistruar gjatë vizitës zyrtare të presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Moldavi.

 

Presidenti i Austrisë është takuar me homologen e tij moldave dhe në momentin kur ata do bënin foton e rastit Alexander Van der Bellen është përkulur që të përkëdhel qenin e Maia Sandu, presidentes moldave.

 

Në atë moment, qeni i kësaj të fundit e ka kafshuar në dorë. Momenti është filmuar nga kamerat, ku shihet Van der Bellen teksa mban dorën e kafshuar, ndërkohë videoja është bërë menjëherë virale. Sandu i kërkoi falje shpjegoi se qeni ishte frikësuar nga numri i madh i njerëzve.

 

Van Der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë.

 

The dog of the President of the Republic of Moldova Maia Sandu bit the hand of the Austrian President Alexander Van der Bellen, who arrived in Chisinau today for a visit. pic.twitter.com/kxkMMs12jT

— Maria (@MariaMagd7) November 16, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re