Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se “Goli i shekullit” i famshëm i Diego Armando Maradonës kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, është goli më i bukur i shënuar ndonjëherë në një Botëror.

I pyetur për momentin që bëri më shumë përshtypje në historinë e Kupës së Botës, Infantino ishte i prerë:

“Goli i dytë i Maradonës kundër Anglisë. Një kryevepër e ndërtuar nga mesfusha, e pamundur për t’u përsëritur. Ai nuk mund të kishte shënuar një më të bukur. Disa gola mbeten në kujtesë përgjithmonë. Ato janë momente shkëlqimi, guximi dhe kreativiteti që kapin thelbin e futbollit”.

Në atë ndeshje çerekfinale, Maradona dribloi gjysmën e ekipit anglez përpara se të mposhte portierin, duke krijuar një lëvizje të destinuar të bëhej legjendare.

Pak minuta më parë, ai kishte shënuar edhe golin kontrovers “Dora e Zotit”, duke e transformuar atë ndeshje në një kapitull të papërsëritshëm në historinë e futbollit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re