Një incident ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës artistike ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës.
Për shkak të një defekti në kaldajat të cilat janë ndezur për ngrohje, është krijuar tym në disa klasa dhe për këtë arsye është ndërprerë mësimi.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Liceu Artistik “Jan Kukuzeli”, është rikonstruktuar së fundi dhe kaldaja është vendosur 3 vite më parë, por kjo nuk e ka shmangur incidentin.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
