Skip to content

VIDEO/ Procesi i Berlinit në Londër, Rama pritet nga Mbreti Charles III dhe kryeministri Starmer

800 0 20defad1fc986df889d6298c7a1fab32 sd 750x375 1

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga një moment i veçantë diplomatik: pritja zyrtare e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri britanik, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Pallatit St. James në Londër, duke shënuar një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të rajonit.

“Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, ka shkruar kryeministri Rama.