Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën tek Bashkia e Tiranës, teksa në orën 11:00 pritet të mbahet protesta e radhës e paralajmëruar nga opozita.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka marrë një sërë masash.

Në zonën e qendrës së Tiranës, shihen një numër i lartë makinash policie kanë “zbarkuar” te bashkia si edhe tek institucionet përreth.

Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situate të tensionuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re