Është tensionuar situata përpara ministrisë së Brendshme. Qindra qytetarë janë mbledhur përpara ministrisë së Brendshme për të protestuar për prishjen e Teatrit Kombëtar. Policia ndërkohë që ka rrethuar perimetrin e zonës së ministrisë e Brendshme. Situata është acaruar dhe ka pasur tensione pasi qytetarët e mbledhur janë përplasur me policinë.

Ndërkohë që policia ka shoqëruar ish-deputetët e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari. Më herët ishte shoqëruar dhe ish-deputetjae po kësaj force politike, Silva Cakaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re