Skip to content

VIDEO/ Protestuesit rrezikojnë jetën e gazetarëve dhe kameramanëve, molotovi u shpërthen poshtë këmbëve! Momentet e panikut

d25c0663 670d 47a7 af2d b74f0c3bfb2d

Protestuesit e opozitës para Bashkisë Tiranë kanë hedhur bomba molotov në drejt godinës së ketij institucioni, por njera prej tyre ka perfunduar ne drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve qe po pasqyronin tubimin.

Hedhja e bombës molotov ka shkaktuar momente paniku, pasi është rrezikuar jeta e kameramaneve dhe gazetarëve, pasi flakët shpërthyen fare pranë tyre.

Në momentin kur bomba molotov ra prane kembeve te perfaqesuesve te medias, të pranishmit dëgjohen duke bërtitur: “Çuna largohuni” dhe më pas kameramanët e gazetarët ikin me vrap..

Ndërkohë molotov është hedhur nga protestuesit edhe në drejtim të godinës së Bashkisë, ku janë vendosur gardh forcat e policisë.

Kjo është protesta e 9-të radhazi e opozits dhe Aleancës për Teatrin përpara institucionit shtetëror.

“”