Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Ungrej në Lezhë.

Shembja e urës ditën e sotme ka krijuar mjaft probleme në qarkullimin e banorëve të zonës duke e izoluar një pjesë të tyre.

Ura në fjalë lidh Kalivaçin, Gjobardhin, Zimaj duke shkuar deri në Kaftall të Pukës, një zonë ku banojnë rreth 150 familje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re