Opozita po protestoi sot para selisë së Kuvendit kundër arrestimit të liderit demokrat, Sali Berisha.

Në protestë mori pjese edhe vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila është parë shpesh së fundmi në aktivitetet dhe protestat e organizuara nga babai i saj.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta nuk do të jetë vetëm brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, por edhe para Prokurorisë së Posaçme.

“Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhjeje, nga cilido që e bën atë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, theksoi lideri demokrat.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re