Një bandë prej katër personash u godit javën e kaluar nga policia spanjolle, që kishte kryer grabitje në shtëpitë e disa prej futbollistëve të Real Madrid e Atletico Madrid.

Tre nga të arrestuarit janë shqiptarë, M.Z., S.Z. dhe J.A. Kurse i katërti, A.J.B. është spanjoll. Autoritetet kanë publikuar pamje nga aksioni gjatë arrestimit, por edhe video të kamerave të sigurisë ku shfaqen shqiptarët duke hyrë në shtëpitë e futbollistëve.

Policia spanjolle bëri me dije se operacionin “RINIA” për shkatërrimin e kësaj bande, e realizoi në bashkëpunim me Europol.

Sipas hetuesve, rezultoi se banda e shqiptarëve është e përfshirë edhe në kultivimin e lëndëve narkotike. Të katërt grabitësit u arrestuan në flagrancë më 17 Tetor, kur dhe u finalizua operacioni “RINIA”.

Në kërkim është një i dyshuar i pestë, edhe ky me origjinë shqiptare. Shqiptari me iniciale M.Z. i cili është tashmë i arrestuar, në vitin 2007 ka grabitur shtëpinë e biznesmenit të njohur spanjoll Juan Luis Moreno. 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wogOwWlvENk&w=860&h=515]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re