Një punonjës i dehur në Angli shkatërroi makinën Range Rover të pronarit të tij dhe kabinën e një kamioni pas një konflikti që nisi për pagën. 53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën metalike të një ekskavatori në makinën 100 mijë paund të pronarit Thomas Crompton.

Pamjet tregojnë stafin të cilët po përpiqeshin të ndalonin 53-vjeçarin për të mos shkaktuar më shumë dëme në vendin ku punonte në West Bowling, Bradford. Verity tha para gjykatës se arsyeja pse e bëri këtë veprim ishte se “shoferët e kamionëve kishin marrë rritje rroge, ndërsa unë jo.”

Verity u dënua me 14 muaj burg mbi të cilin rëndon akuza e dëmit kriminal në lidhje me dy automjetet, të cilat të dyja kapnin një vlerë prej më shumë se 200 mijë paund.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re