Ditën e djeshme ishte planifikuar për t’u zhvilluar ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool, e cila më pas nuk u zhvillua, për shkak të protestave të tifozëve të United, të cilët kërkojnë largimin nga presidenca të familjes Glazer.

Përveç pamjeve të tifozëve në fushën e stadiumit “Old Trafford”, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr edhe reagimi i policisë së Manchester ndaj tifozëve.

Në një video që po qarkullon me shpejtësi në internet, shihet policia, teksa kap një tifoz të United dhe e tërheq zvarrë në rrugë.

Megjithatë asgjë nuk përfundon këtu, pasi ndërkohë që e tërheqin në rrugë, policët e fusin pas fugonit dhe nisin ta godasin pa pushim me grushte, ndërkohë që më pas kërkojnë largimin e kamerave.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb