Edhe mbrëmjen e sotme duke filluar që në orët e vona të pasdites, janë vënë re radhë të gjata tráfiku në aksin Orikum-Vlorë.
Kthimi i turistëve nga bregdeti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku e për pasojë bllokim të rrugëve që prej fillimit të orëve të mbrëmjes.
Temperaturat e larta dhe pushimet e fundjavës kanë bërë që ky aks të rëndohet sa i përket trafikut, ndërsa shpesh nga ana e pushuesve por edhe përdoruesve të rrugës për motive të tjera, ankohen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
