Vazhdon të digjet pylli i fshatit Gjorgoz në Patos. Zjarrfikëset po hasin vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.

Është e nevojshme ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat u duk sikur po viheshin në kontroll gjatë ditës së sotme por më pas u riaktivizuan.

Sic raportoi gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami, zjarri favorizohet nga era por edhe nga temperaturat e larta.

“Prej ditës së sotme vijon vatra e zjarrit në fshatin Gjorgoz. Jemi në ditën e pestë të riaktivizimit të vatrave, të cilat favorizohen nga erërat, temperaturat e larta dhe terreni i vështirë. Vatrat janë përhapur pothuajse në të gjithë pyllin me pisha të Gjorgozit. Nga kontaktet që kemi pasur me zjarrfikëset zjarri po del nga kontrolli dhe ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi terreni është tepër i vështirë”, raportoi gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re