Ditët e fundit, një video nga Shqipëria është bërë veçanërisht popullore në Twitter.
Në video, shohim një burrë të moshuar duke rrahur një tufë qensh endacakë përreth tij me një shkop. Pak më vonë, shfaqet një grua, e cila ndërhyn midis tyre, duke u përpjekur ta ndalojë burrin dhe t’i mbrojë qentë duke i marrë shkopin nga duart.
Nga reagimet në Twitter, duket se bota është e ndarë: disa mbështesin burrin e moshuar, ndërsa të tjerë pajtohen me reagimin e turistes.
Komentet në favor të burrit të moshuar pretendojnë se burri po mbronte jetën e tij nga një tufë qensh agresivë endacakë.

Nga ana tjetër, përdoruesit shkruajnë se qentë nuk kishin ndërmend të sulmonin dhe u tërbuan nga sjellja e burrit, prandaj nuk treguan agresion ndaj gruas që u përpoq t’i mbronte.

Shikoni videon:
