SHQIPËRI- Vendi ynë edhe kësaj jave do vijojë të përballet me mot të paqëndrueshëm. Meteorologia Lajda Porja tha se reshjet e shiut do jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin, ku dita e martë dhe e mërkura do të shoqërohen me rrebeshe të forta shiu.

Sipas meteorologes, bregdeti i jugut do jetë më i favorizuar gjatë javës për pushuesit pasi pavarësisht prezencës së vranësirave, reshjet e shiut do të jenë të izoluara.

“Edhe kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, megjithëse dita do nis pa reshje dhe me kthjellime. Pas mesditës të ketë grumbullime të vranësirave duke sjell reshje.Reshjet do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, nga e hëna në të premten, ku të hënën dhe të martën do të ketë rrebeshe, dita e mërkurë dhe e enjte ketë reshje më të paktën, kurse të premten do të kemi fuqizim të vranësirave dhe sjell rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit. Pak më i favorizuar do mbetet bregdeti i jugut, i cili megjithëse do ketë vranësira të denduar, do ketë vetëm momente me pika shiu”, theksoi ajo.

Temperaturat nuk do kenë luhatje të madhe, por do të variojnë nga 30-31 gradë Celsius, me përjaashtim të zonave verilindore ku vlera termike e temperaturave do jetë më e ulët.

“Përgjatë javë nuk është se do kemi ndryshim të dukshëm temperaturave, por do të luhaten nga 30-31 gradë C”, tha Porja./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re