Debatet e përnatshme televizive dhe mania për të mbushur studiot, duket se ka bërë që të ketë edhe një ulje të nivelit të personave të ftuar. Mbrëmjen e djeshme duket se debati në emisionin e Alfred Lelës ka dalë duarsh, për shkak se i ftuari i tij Laert Vasili është shfaqur në studio në gjendje të dehur.

Ai gjatë gjithë emisionit është parë duke bërtitur me zë të lartë dhe duke shkaktuar zhurmë, ndërkohë që në ato që shprehte nuk kishte një vijë logjike mendimi.

Gjithçka nisi që prej momentit kur Vasili mori fjalën dhe e ngatërronte drejtuesin e emisionit, me Artur Zhejin, i cili ka kohë që është larguar nga ky televizion.

“Kosova të mbledhë trutë e kokës. Nuk ka Kosovë, ka Shqipëri”, shprehej ndër të tjera Vasili në studio, dhe pavarësisht përpjekjeve të Lelës për ta kthyer debatin në shinat e duhura, britmat dhe të sharat e Vasilit, duket se e bënin këtë një mision të pamundur.

Edhe të ftuarit e tjerë dukeshin krej të pafuqishëm përballë Vasilit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re