Pas situatës problematike me lumin Vjosa ditën e djeshme ku në disa pika pati dalje nga shtrati, sot niveli i ujit ka rënë me 6 m.

Burime për Fax News bëjnë me dije se prurjet kanë rënë gjatë natës dhe tashmë situata nuk paraqitet e rrezikshme.

Në Llogora ka pasur reshje breshëri dhe është dashur ndërhyrja e borëpastruese për të bërë rrugët të qarkullueshme.

Kujtojmë se dje shirat me intensitet të lartë shkaktuan përmbytje në disa zona të Vlorës dhe lumi Vjosa vitet e fundit ka shkaktuar dëme disa herë në tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve të zonës së Fierit dhe Vlorës nga prurjet e mëdha.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re