Qindra hektarë pyje e kullota të Bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga zjarri.

Zjarri i fuqishëm ka  avancuar nga era dhe ka arritur deri në aksin nacional Qafe e Buallit – Klos, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Zjarri ndërkohë është përhapur edhe në pyjet e territorit të bashkisë Bulqizë, ku siç shihet nga pamjet i gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga tymi, bën me dije gazetari i ABC News, Neki Feta.

Dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët pasi kishin vështirësi për shkak të terrenit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re