Ditën e sotme Shqipëria feston shpalljen e Pavarësisë së 28 Nëntorit 1912 nga Ismail Qemali, si edhe clirimin e Shqipërisë më 28 Nëntor 1443 nga Skëndërbeu.

Vlora është qyteti ku mbahen dhe ceremonitë zyrtare ccdo vit për shpalljen e Pavarësisë dhe është kthyer në qytet simbol për këtë festë.

Në Vlorë për 28 nëntor mblidhen shqioptarë nga të gjitha qytetet dhe trevat shqiptare. Sot të shumtë kanë qenë qytetarët nga Kosova të cilët kanë shkuar në Vlorë për festën e Pavarësisë.

Ata nuk e kanë fshehur dëshirën për ta parë Shqipërinë dhe Kosovën bashkë në një shtet para se të bashkohemi në BE.

Në Vlorë sot ka dhe të huaj të cilët janë entuziastë për festën. Një nga këta të huaj thotë se Shqipëria është shumë e bukur.

Flasin qytetarët

Qytetari nga Kosova: Vijmë nga Deccani. Kemi ardhur mbrëmë do rrimë deri të hënën. Të festojmë. Festa më e mirë e kombit shqiptar. Atmosfera shumë e mirë. Presim bashkimin kombëtar. Bashkim vetëm bashkim. Komb të vetëm s’ka diskutim.

Qytetarja e huaj: Kjo është festë shumë e madhe. Shqipëria shumë e bukur. Duam të qëndrojmë në Shqipëri. Mali, deti, plazh. Jetojmë dhe punojmë këtu.

Qytetari nga Kosova 2; Na lidh flamuri, na lidh historia. Një komb dhe vijmë ta festojmë bashkë me juve. Shpresojmë në të ardhmen më të afërt të kemi një shtet. Para se të përfundojmë në BE.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re