Policia e shtetit ka vendosur në disa numra telefoni pa pagesë në dispozicion të qytetarëve për të njoftuar për çdo emergjencë që ato kanë. Sipas  ankesave të qytetarëve të mbërritura në Gazeta “Shqip” tre numrat e telefonit 112, 125 dhe 129 rezultojnë të paarritshëm, pasi nuk funksionojnë. Qytetarët duhet të presin deri në 10 minuta, në disa raste, pasi del sekretaria në audio dhe kjo e bën të pamundur, pasi dhe se ankesa.

“Numri Vodafon që thirrët mund të ketë fikur telefonit, provojeni përsëri”, përgjigjet shërbimi kur i telefonon numrit 125.

Numri 112 i përket Emergjencës, ndërsa dy numrat e tjerë janë të vendosura nga Policia e Shtetit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo emergjencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re