Qytetarët e Rrogozhinës kanë dalë në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, duke thënë se ai është zgjedhja e tyre dhe do ta votojnë në zgjedhjet e 14 majit.

“Shkëlqim Hoxhën e shikoj si një njeri të aftë, ai mund të bëjë diçka për këtë parti”, thotë një qytetar.

“Jam socialist i parë, por korrupsioni është në majat më ekstreme”, u shpreh një tjetër.

Qytetarët theksuan se 14 maji është koha e duhur për të sjellë ndryshimin për Rrogozhinën, ndërsa kandidati Shkëlqim Hoxha do i japë zgjidhje problemeve të tyre.

Ata u shprehën se janë të zhgënjyer nga qeveria për shkak të keqmenaxhimit të fondeve të tërmetit, papunësisë në qytet dhe mungesës së infrastrukturës në disa prej lagjeve dhe fshatrave.

“Shkëlqim Hoxha është një nga figurat që i duhen qytetit. Ka bërë fushatë qytetare, ka shkuar në çdo familje, në çdo lagje. Ka shkuar në gjithë qytetin e Rrogozhinës, në gjithë zonën, duke prekur hallet problemet shqetësimet e qytetarëve që kanë pasur këto vite të drejtimit të bashkisë nga ana e të majtëve. Jo e vetëm se ka marrë përsipër që do përmirësojë infrastrukturën, bujqësinë, por do të ketë edhe projekte që i do realizojë”, u shoreh një banor.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re