Festa e 1 qershorit ishte zgjedhur nga Bashkia e Librazhdit që të ishte dhe dita e inagurimit të parkut më të ri në qytet. Shumë prej qytetarëve kishin dalë së bashku me fëmijët e tyre.
Prej dy javësh në qytet kishte qarkulluar lajmi se për këtë inagurim do të ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, por që duket se ai i ka ndërruar mendje në momentet e fundit, dhe i pranishëm ka qenë vetëm deputeti i zonës Taulant Balla.
Pikërisht ky ndërrim planesh nga ana e Ramës, ka lënë të pakënaqur librazhdjotët, të cilët janë larguar nga parku, pas të paktën dy orë pritjesh. Nuk dihet ende se kush e ndau lajmin për vizitën e Ramës, por duket se qytetarët i kanë pasur pritshmëritë e larta për mbërritjen e liderit.
Ajo që vihet re po ashtu në pamjet e siguruara nga Fax news, është numri shumë i lartë i qytetarëve të pranishëm, pa respektuar masat e distancimit social, aq shumë të përfolur nga ana e qeverisë.
