Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër ndërtimet e shtëpive të reja, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit duke u premtuar familjeve se Vitin e Ri do e kalojnë nën strehën e tyre. Gjatë vizitës, Rama takoi disa familjarë që e falenderonin vazhdimisht për shtëpitë që po ndërtohen. Nuk mungoi një banor, i cili bëri gati grushtin për ta përhsëndetur kryeministrin, i cili nuk iu afrua për shkak të pandemisë.

Pavarësisht kësaj, shprehu vlerësimet më të mëdha për Ramën duke i thënë se nuk do e tradhtojë kurrë, edhe sikur të mos hyj brenda në shtëpi para vitit të ri. Ndërsa Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj sqaroi se mes datës 25-28 dhjetor, do ti jepen celësat e banesave të reja.

Pjesë nga biseda

Rama: Si të kam?
Qytetari: Jeni i nderuar, i respektuar, ti që vjen e na viziton ne dhe lëshon rreze drita.
Rama: Po mbaron shtëpia?
Qytetari: Kur të mbarohet të mbarohet. Nuk jemi asnjëherë kundra teje. Ti je artist. Nuk të tradhtoj kurrë.

Rama: Për Vit të Ri do hyni brenda besoj?
Arben Ahmetaj: Po, po.
Qytetari: Edhe kurrë mos të hyj brenda, unë nuk të tradhëtoj.
Rama:Po jo mo jo.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re