Ndërsa ka inspektuar nga afër shkollën e rikonstruktuar “Petro Nini Luarasi” dhe qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, kryeministri Edi Rama ka takuar rastësisht në rrugë edhe një grup turistësh hungarezë.

Grupi i turistëve ishte me motor dhe kreu i qeverisë ka përfituar nga rasti për të bërë një xhiro me mjetin dyrrotësh.

Rama: Ç’kemi si jeni, nga jeni?

Motoristi: Nga Hungaria

Rama: E pëlqeni Shqipërinë?

Motoristi: Po

Rama: E bukur ë?

Qytetari: Nuk është hera e parë, kemi qenë Shkodër, Tirana, Durrës. Këtë natë në Përmet.

Rama: Unë po shkoj në Përmet po ashtu, po ju do shkoni më shpejt. Paçi udhëtim të mbarë! Shpresoj të më bënit një xhiro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re