Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga punimet në Thumanë. Teksa publikon videon Rama shkruan se brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re me 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale.

Thumana tani, ***brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.

Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re