Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka lënë ambientet e presidencës pas takimit të sotëm të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, në cilësinë e kreut të Sigurisë Kombëtare.
Menjëherë pas Ramës, nga presidenca ka dalë kreu i opozitës Lulzim Basha. Më tej presidencën e la ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila përshëndeti me dorë median përballë godinës së presidencës.
Të fundit që u larguan nga takimi ishin ministrat Niko Peleshi dhe Blendi Çuçi.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb



