Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se Presidenti Meta e ka treguar armiqësinë e egër që ka ndaj shumicës qeverisëse.

Shefi i qeverisë u shpreh se presidenti duhet shkarkuar pasi sipas tij “nuk e ka mbushur kupën po e ka derdhur”.

 “Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon” thotë Napoleon Bonaparti

Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin  tonë.

Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi.

Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse.

Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e celjes së negociatave në BE.

I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre  deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR”, tha Rama. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re