Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar përmes një video 8 dhjetorin, ditën e rinisë.

 

Rama ka zgjedhur vargjet e poetit të madh Migjeni për të përkujtuar këtë datë.

 

“Mirëmëngjes, dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

 

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

 

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

 

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

 

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

 

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

 

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

 

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

 

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

 

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

 

e na të duem fort si të duem një diell.

 

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

 

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re